Policia e Kosovës ka nisur hetime për vdekjen e një personi që vdiq në rrethana të dyshuara, të shtunën në Gjilan.
Viktima dyshohet se derisa ishte duke prerë një kafshë iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore, ku i njëjti më pas është dërguar në emergjencë.
Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij, derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke prerë një kafshë iu kishte keqësuar gjendja e tij shëndetësore dhe i njëjti ishte dërguar në qendrën Emergjente, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij . Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.