Foto Ilustrim
Një burrë ka vdekur si pasojë e lëndimeve nga rrokullisja e traktorit në Kamenicë.
Ngjarja sipas PK-së ka ndodhur të dielën pasdite.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Lëndime ka marrë edhe djali i tij i cili ka pranuar trajtim mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.