Mbrëmë ka vdekur një person i cili kishte pësuar një aksident më datë 6 mars të këtij viti.
Rasti ka ndodhur në fshatin Parallovë të Gjilanit.
“Me 18.03.2020 është raportuar se viktima i cili ishte i lënduar në aksident trafiku, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.