Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës përmes një postimi të bërë në facebook njofton se një person nga kjo komunë ka vdekur nga COVID-19.
Ky është postimi i plotë:
Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Ky është rasti i dytë në komunën tonë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2. Këto dy raste duhet të na vetëdijësojnë që kujdesin ndaj parandalimit të pandemisë ta vazhdojmë edhe më tutje.
Uroj që rastet e tilla të jenë të fundit për komunën tonë, kurse apeloj tek të gjithë t’i respektojnë tri udhëzimet kyqe në parandalimin e virusit SARS-CoV-2. Pra #mbanimaskën, #respektojenidistancën dhe #pastroniduart.
Ngushëllime të sinqerta familjes!