Ka vdekur njëri nga të plagosurit pas gjuajtjes me armë zjarri në Viti, shkruan Gazeta Express.
Nga Spitali Rajonal i Gjilanit kanë konfirmuar për Express se njëri nga të plagosurit ka vdekur.
“Njëri nga të plagosurit ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka ardhur me shenja jete dhe ka vdekur më pas. Personi tjetër është duke u përgatitur për t’u dërguar në Prishtinë, për shkak të gjendje së rëndë shëndetësore”, ka thënë për Express, Ukshin Ismajli, drejtori klinik në Spitalin e Gjilanit.
Pak më parë, Policia e Kosovës njoftoi se tre persona janë plagosur me armë zjarrin në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti.
Rastin për Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
” Ju informojme se me 13 korrik 2021 rethë orës 11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë . Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta”, ka konfirmuar ai.