Nxënësi Z.Z, që më herët u raportua si i zhdukur e më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë
Lajmi është konfirmuar nga të afërmit që i dolën në ndihmë, shkruan IndeksOnline.
“Pas një përpjekje të madhe që ju afruam ne, vendasit dhe mjekët, nxënësi jonë, Z nuk arriti të shpëtojë. Lusim Zotin e madh të mos ketë këso raste. Ngushëllime familjes!” shkroi Driton Shabiu.
Gjendja e Zejnës, në momentin e gjetjes, ka qenë e rëndë.
Burime të IndeksOnline kanë treguar se, pas nxjerrjes nga lumi, është vërejtur se fëmija ka puls dhe i është dhënë ndihma e parë.
“Pas ndihmës së parë, kemi parë që një sasi e madhe e ujit i ka dalë prej gojës”, ka thënë një dëshmitar nga vendi e ngjarjes.
Nxënësi u dërgua me urgjencë për tretman mjekësor në QKUK.

