Është ndarë papritur nga jeta Bekim Maliqi nga Gjilani.
Një dedikim prekës e ka bërë ish-kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Postimi i plotë:
Jam i tronditur me lajmin për ndarjen papritur nga jeta të mikut tim të madh e gjilanasit tonë, Bekim Maliqi. Shkove herët, Bekë, por do të kujtoj gjithmonë për miqësinë, bujarinë e njerëzinë që e ke shpërfaqur gjithmonë. Ngushëllimet më të sinqeta familjes, shokëve e farefisit. Lamtumirë, miku im!