Ka vdekur edhe personi i katërt, si pasojë e aksidentit që ndoshi mbrëmë në fshatin Mramor të Prishtinë, ku ishte përfshirë edhe eskorta e ambasadores së Turqisë në Kosovë.
Policia ka njoftuar se viktima e katërt ka vdekur mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka vdekur njëri vozitës dhe një pasagjere, ndërsa dy pasagjerët, një mashkull dhe një grua kanë ndërruar vdekur në QKUK’’ thuhet në raportin e policisë.
Policia tutje ka njoftuar se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona të tjerë të përfshirë në aksident, katër prej tyre shtetas truq, si dhe dy persona shqiptar.
Ambasadoren e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç, sipas mjekut kujdestar Avdush Bajgora, u pranua e vetëdijshme në spital ndërsa pati lëndime serioze në brinjë./insajder/