Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri.
Ajo është e moshuara që rezultoi rasti i parë i infektuar në qytetin Durrësit. Ditën e sotme 73-vjeçarja ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se mjekët e spitalit në Durrës kanë tentuar që ta transportojnë drejt Tiranës të moshuarën për shkak të gjendjes së saj të rënduar, por vetëm pak çaste më pas ata e kanë nxjerrë sërish për ta rikthyer në ambientet e spitalit. Kjo ka ardhur për shkak se e moshuar është përkeqësuar akoma më shumë, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe vdekja e saj.
Në lidhje më këtë rast ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë ku njoftojnë:
“Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.
73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.”/tch/
Vdes personi i parë nga koronavirusi në Shqipëri
Ndani këtë artikull