Konfirmohet edhe viktima e tretë me origjinë kosovare nga tërmeti në Turqi.
Ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli konfirmon lajmin për Abc News.
Viktimat me origjinë nga Kosova janë N.D 64-vjeçe, H.D 70-vjeçe dhe burri i saj B.D 73-vjeç.
Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë nga shembjet e godinave.
Ndërkohë që në spital në gjendje të rëndë ndodhet djali i N.D.