Ka vdekur personi, i cili është plagosur pak më parë në lokalin e tij në Mitrovicë.
Rastin, për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.
“Mund të konfirmoj se një person i plagosur, që kishte ardhur për trajtim, ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja, nuk mund të deklaroj informacione tjera”, tha Mustafa-Hakaj për Klankosova.tv.
Kujtojmë se Policia e Kosovës për këtë rast ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar një armë.