Sot, morëm një lajm të hidhurë nga diaspora!
Në moshën 46 vjeçare, ndërroi jetë, bashkëvendasit ynë i nderuar e respektuar REMZI SHEFKET OSMANI!
Pasi, kisha fatin ta kisha nxënës, në shkollën fillore,, Skenderbeu “në Përlepnicë, nuk mund mos ta përkujtoj, kohën kur ishte nxënës!
Remziu dallohej, edhe si nxënës i shkëlqyeshëm, me një edukatë e sjellje shembullore! I qetë, dhe shumë i dashur për familje, shok e bashkëvendasit përlepnicas!
Njashtu, ishte punëtor i palodhur, nuk hezitonte të ju ndihmon të tjerëve!
Ajo, çka e dallonte nga të tjerët, ishte modestia, të gjykuarit qetë e ngadal!
Remziu,kishte edhe nga të merrte frymëzim për qeshtje e kombitare,frymëzohej nga heroi Zija Shemsiu, pasi ishin edhe kusheri!
Prandaj, Remziu la zbrazëti në familje, miq, shok dhe të ne përlepnicasit!
Por, në jetën e tij, la gjurmë të pashlyera, edhe pse kishte nevojë akoma familja, shoqëria e rrethi!
Por, jetë qenka e tillë, vetëm veprat dhe kujtimet na mbeten në këtë botë të përkohshme!
Kemi dhembje, por jemi edhe krenar si përlepnicas që e kishim Remziun !
Familjes së Remziut ngushllime, njashtu miqëve, shokëve, dhe gjithë përlepnicasëve!
Lavdi jetës e veprës së Remziut, qoftë i lehtë dheu i Kosovës-Përlepnicës!