Ka vdekur simboli i rezistencës shqiptare në Kosovë, Adem Demaçi.
Lajmin e ka dhënë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Kuvendi i Kosovës e ka mbajtur një minutë heshtje dhe më pas ka ndërprerë punimet.
Demaçi ka mbajtur njëzet e tetë vite burg në kohën e ish-Jugosllavisë. Ai ishte laureat i çmimit “Saharov”. Demaçi ishte gazetar e shkrimtar, politikan e aktivist për të drejtat e njeriut.
Ai u lind më 26 shkurt të vitit 1936.