Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë, kanë vdekur 6 pacientë të prekur me koronavirus, përfshirë tre mjekë, një nga Gjakova dhe tjetri nga Prishtina.
Në njoftimin e IKSHPK-së bëhet e ditur se tashmë numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 164.
Ndërkohë janë konfirmuar edhe 213 raste të reja pozitive, ndërsa 109 pacientë të infektuar me COVID-19 janë shëruar.