IKShPK ka njoftuar se numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 101 sosh.
Kjo i bie që brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 7 persona të infektuar me koronavirus.
Sipas të dhënave, pacientët kanë pasur edhe sëmundje përcjellëse.
“Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”