Dy person kanë vdekur pasi dyshohet se janë vet-aksidentuar derisa ishin duke punuar me traktor në Novobërdë.
Sipas Policisë, njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër ka vdekur pasi është dërguar në emergjencën e Gjilanit.
Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.
“Novo Bërdë /15.10.2023-18:00. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.