Është ndarë sot nga jeta në moshën 31 vjeçare profesori shqiptar nga Presheva, Ervin Halimi.
Vdekja e tij sipas familjarëve erdhi pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë, transmeton klankosova.tv.
I njëjti ishte edhe trajner fitnesi.
”Me dhimbje të thellë në zemër njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë, Ervin Halimi, i cili u largua nga kjo botë më datën 29.05.2025 pas një beteje të gjatë dhe të guximshme.
Ervini ishte një bir, vëlla, bashkëshort e mik i jashtëzakonshëm. Zemërbardhë, i dashur dhe i përkushtuar ndaj familjes, ai që la pas dashuri, mirësi dhe kujtime të paharruara që do të jetojnë përherë në zemrat tona.
Ndërsa trupi i tij prehet, shpirti i tij mbetet i gjallë në çdo buzëqeshje që na kujton mirësinë e tij, në çdo kujtim që na prek zemrën dhe në çdo lutje që ngrihet për të.
Lamtumirë i dashur Ervin,
prehu në paqe.
Do të të duam dhe do të na mungosh përjetë.
Ju njoftojmë për kohën e varrimit”.