Kryetari i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu i ka shqiptuar masën “Vërejtje” asambleistes, Erestina Isufi.
Kjo e fundit, gjatë seancës së sotme iu drejtua asambleistes së LDK-së, Drenusha Malokut.
Kadriu këtë vërejtje Isufit ia ka bërë të ditur edhe përmes një emaili, të cilën e ka siguruar AnamoravaOnline.
Kjo është hera e parë që një asambleistes në Gjilan i shqiptohet masë të këtij lloji.