Foto ilustrim
Lajmërim Hamiti, vëllai i Musah Hamitit, ka folur për trupin e pajetë të familjarit të tij që u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në bodrumin e ashensorit të një ndërtese, në rrugën Kamenicë Gjilan.
Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka theksuar se ai e kishte kërkuar vëllanë e tij i cili u paraqit i zhdukur që nga janari
”Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë unë me një kushëri timin kam qenë për të kërkuar, kemi shikuar në lift nuk kemi parë asnjë trup dhe nuk ke ndjerë asnjë erë”, ka thënë Hamiti.