Një burrë është dërguar në spitalin e Gjilanit-repartin e Neuropsikiatrisë, pasi e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kishte qenë edhe më herët në këtë repart dhe ishte liruar dy ditë më parë.
Ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Viti 17.02.2023-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në spitalin e Gjilanit në repartin e neuropsikiatrisë pasi që i njëjti kishte qenë edhe më herët, por para dy dite ishte larguar”, thuhet në raport.