Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me thikë vëllanë e tij.
Policia njofton në raportin 24 orësh se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.