Familja Arifi nga Zhegra e Gjilanit ka ditë zie. Brenda dy ditëve, vdiqën nëna dhe djali i saj. Vëllau i cili ka ardhur nga mërgimi shprehet se vëllaun e kishte në spital ndërsa nënën e kanë trajtuar në shtëpi me oksigjen.
Sipas tij, në të njejtën kohë ju ka keqsuar gjendja edhe nënës edhe vëllaut, dhe nëna e thërriste në telefon për ta pyetur për djalin, dhe djali e thërriste vëllaun në telefon për ta pyetur për nënën.
Sipas tij në spitalin e Gjilanit kanë qeshur duke thënë “lëre të vdesin se ai është plak, lëre të vdesin se ai s’ka”.
Ai i mllefosur me keqmenaxhimin e pandemisë ka thënë se “haram ju qoftë krejtve, edhe Albin Kurtit edhe Vjosa Osmanit, kurrë dritë mos pafshin”.