Skuadra e Dritës është eliminuar në 1/4 së finales të DigitAlb Kupës së Kosovës, pasi është mposhtur nga skuadra e Vëllaznimit me rezultat 1-0.
Drita, kampione aktuale e Kosovës dhe fituese e SuperKupës është eliminuar nga kjo garë nga Vëllaznimi i Gjakovës.
Tun Bardhoku i Vëllaznimit realizon një super gol nga distanca pas një aksioni model të skuadrës vendase.
Në minutën e 93 Kyrian Nwabueze i Dritës shpërdoron rast ideal për shënim, derisa i vetëm me ‘gardianin’ Altik Muhaxhiri gjuan drejt në duart e tij.
Drita tentoi shënimin e golit deri në minutën e 99-të, por një gjëje të tillë nuk ia arritën pasi mbrojtja e vendasve ishte shumë e fortë.
Kësisoj Vëllaznimi për vitin e dytë radhazi e eliminon Dritën nga çerekfinalja e Kupës së Kosovës.