Vëllezërit Visar dhe Shkëlqim Korbi, së bashku me Fatlum Korbin, kanë arritur sot në Kosovë pas një rrugetimi të gjatë prej 1600 kilometrash nga Zvicra deri në Gjilan.
Gjatë kësaj aventure të veçantë, ata kanë ndarë momente emocionuese me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Gjatë rrugëtimit të tyre, ata janë përballur me disa probleme teknike, por falë ndihmës së njerëzve të ndryshëm, i kanë tejkaluar të gjitha vështirësitë dhe kanë arritur qëllimin që i kishin vënë vetes të mbërrijnë në vendlindjen e tyre.
Udhëtimin mund ta keni ndjekur në kohë reale përmes llogarisë së tyre në Instagram (@Korbi.brothers), ndërsa në TikTok, Visari dhe Shkëlqimi vazhdojnë të ndajnë momente nga çdo etapë e rrugës./radiostar/