KH Drita po kalon në krizën më të thellë që nga themelimi si klub.
Lajm jo i mirë për sportin kosovar, pasi që klubi i KH Dritës në volejbollë tanimë vetëm se është duke shkuar rreth shuarjes për arsyje financiare.
Një klub me traditë dhe me emra të mëdhenj të hendbollit gjilanas e atij kosovarë të cilët përfaqësuan kulturën sportive duke arritur rezultate më të mira dhe duke lënë gjurmë në hendbollin vendor.
KH Drita në vitet e fundit nuk kishte qëndrueshmëri nga ana financiare, KH Drita viteve të fundit u përballë me gjendje të rëndë duke mos ti siguroj sportistëve si gjë elementare.
Krizën e thellë e kishin paralajmëruar edhe më herët lojtarët e Dritës përmes postimeve të ndryshme.
Mungesa e mbështetjës financiare dhe kushtët e vështira e pamundëson funksionimin e mëtejmë të këtij klubi, andaj KH Drita ka marrë vendim që të shuhet si skuadër dhe gjithë historinë të cilën e përcollën shumë breza të mbetet vetëm një kujtim i të kaluarës.