Sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka marrë vendim që të ndryshohen disa masa si parandalim për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.
Në mesin e shumë masave antiCOVID, Qeveria Kurti tregon se kur duhet bartet maska.
Sipas Qeverisë, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç: Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm; Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona; Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike; Gjatë ngrënies apo pijes.
“Në institucionet publike të Kosovës ndalohet hyrja e personave pa maska, si dhe obligohet bartja e tyre gjatë gjithë kohës brenda hapësirave të përbashkëta”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Qeverisë.
Ndryshe, këto masa të reja antiCOVID erdhën si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë.
Vendimi:
C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]
Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privat udhëzohen të ju krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia.
Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]
Obligohen institucionet publike dhe private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme, në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.
Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, që në hyrje të çdo objekti, të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, si dhe respektimin e distancës.
Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera, që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.
Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:
Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm;
Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;
Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;
Gjatë ngrënies apo pijes.
Në institucionet publike të Kosovës ndalohet hyrja e personave pa maska, si dhe obligohet bartja e tyre gjatë gjithë kohës brenda hapësirave të përbashkëta.