FC ”Drita” :
Lëshim në organizimin e ndeshjes Drita – Gjilani. Në minutat 1 dhe 2 tifozët e FC ”Drita” kanë hedhur mjete piroteknike në tribunën lindore si dhe më vonë kanë hedhur mjete piroteknike tymosëse. Gjatë pauzës në meslojë, tifozët mysafirë të SC”Gjilani ”, provokojnë ata të FC ”Drita”, të cilët pastaj vërsulen drejt njeri tjetrit, ku pastaj fillon përleshja me shufra metali, me ulëse plastike (ishin prapa portave) dhe grushta, për çka pjesa e dytë e ndeshjes filloi me 15 minuta vonesë , derisa tifozeritë e të dy ekipeve ishin qetësuar. Në minutat 51, 58 dhe 59 u hodhën mjete piroteknike në tribunën lindore nga ana e tifozve vendas. Pas shënimit të golit në min.66, tifozët e SC ”Gjilani” u futen në terren për të festuar golin me lojtarët mysafirë. Në min.75, tifozët e FC”Drita” hudhin disa shishe PVC (të mbushura me ujë) në fushë. Në tribunën lindore ku ishte tifozeria e FC ”Drita”, janë shkaktuar dëme materiale: disa ulëse të thyera, rrethoja e dëmtuar, në toalete disa plaka të çeramikës të thyera si dhe është dëmtuar dera e zhveshtores ku ishin të vendosur FC ”Drita”. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Drita- Gjilani , personit për siguri të FFK-së si dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC ”Drita”.
Afati datë 01.10.2021 ora 13:00.