Shfaqja që shkon keq” nga Teatri i Gjilanit, fitoi si shfaqja më e mirë në festivalin e teatrove në Mitrovicë dhe përsëri ndodhi skandali, i cili shpesh ndodh nëpër festivalet tona të teatrove, që çmimet të ndahet gjeografikisht, duke ia ndar shfaqjes tonë, në këtë rast, vetëm edhe një çmim tjetër, atë të aktorës më të mirë në rol dytësor.
Në anën tjerër, nga shfaqja jonë, ishin të nominuar edhe: Regjia më e mirë, aktori më i mirë në rol kryesor, aktorja më e mirë në rol kryesor dhe aktori më i mirë në rol dytësor, ndërsa vendimi skandaloz i jurisë nuk i jep çmim asnjërit nga këto nominime.
Qështja ëshë se, nëse një shfaqje shpallet si më e mira, pa tjetër ajo duhet t’a ketë të fituar edhe ndonjë çmim tjetër kryesor, si shtyllë e cila e mbanë shfaqjen dhe e bën atë si më të mirën.
Pra, mbi këtë kriter logjik, vijmë në përfundim që ndonjërit nga këto nominime të shfaqjës sonë, iu ka mohuar e drejta e çmimit.
Pse të mos i fitoj një shfaqje, të gjitha çmimet që i meriton?
Shpesh festivalet japin çmime “Për të gjithë ngapak”, që teatrot të mos hidhërohen, me frigën se ndoshta në edicionin pasues nuk vijnë prap në festival! Kjo natyrisht se nuk e ngrit cilësinë e shfaqjeve. Më mirë të mos e marësh asnjë çmim që nuk e meriton, dhe të mendosh t’a ngritësh cilësinë, sesa të “Halitesh” me çmime që s’i meriton dhe të mendosh se e ke arritë kulmin.
Festivalit të teatrove në Mitrovicë ia dëshirojmë më të mirën, por duke mos i dëshiru këso vendime që nuk e zhvillojnë as vet festivalin, por vendime kredibile që kur teatrot të nisen për Mitrovicë, t’a mendojnë përfaqësimin e tyre me shfaqje kualitetive.
Avni Shkodra