Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka vendosur unanimisht që të mos e përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të shtetit, kështu tha ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.
“Kemi pasur një mbledhje të mirë, ku kemi nxjerr katër vendime që janë jetike. Kemi dal më një dokument sesi të ndryshohet. Ne për mbledhjen e ardhshëm të Këshillit do të paraqesim një dokument sesi do të duket PDK-ja deri në vitin 2025. Kryesia qendrore do të hartojë një dokument sesi do të jemi në opozitë. Së treti kemi hartuar një politikë për zgjedhjet komunale”, tha ai.
“Njëherësh Këshilli ka vendosur unanimisht që nuk do ta mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit”, tha tutje Hoxhaj.