Seanca konstituive do të mbahet më 22 mars, ky është rendi i ditës
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Siç është raportuar në këtë mbledhje u vendos që seanca konstituive do të mbahet më 22 mars në ora 10:00.
Seanca konstituive kryesohet nga deputeti më i vjetër dhe më i riu.
Në rend dite do të jenë:
1. Formimi i komisionit per verifikimin e mandateve
2. Dhenia e betimit te deputeteve
3. Zgjedhja e kryetarit dhe nenkryetareve te Kuvendit
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur edhe Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje.
Para mediave, Nagavci ka thënë se seanca konstituive do të mbahet të hënën.
“U vendos sipas propozimit të u.d të presidentit që seanca të mbahet me datë 22 mars, të hënën në ora 10:00. U diskutua edhe për çështje teknike siç është vendosja e deputetëve në seancë, e përgatitjes së seancës. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim”, ka thënë ajo.