Federata e Futbollit të Kosovës, përkatësisht Komisioni Disiplinor, ka publikuar sot rastet, ndaj të cilave është hapur procedurë disiplinore.
Gjilani – Prishtina, ishte njëra prej ndeshjeve më tensionuese të fundjavës që lamë pas në Superligën e Kosovës.
Prishtina e Mirel Josës arriti ta mposhtë Gjilanin si mysafir me rezultat bindës, transmeton IndeksOnline.
Por, kishte lëshim në organizimin e ndeshjes, ku tifozët gjilanas kanë hedhur edhe mjete piroteknike në fushën e lojës, por edhe gjësende tjera.
Gjithashtu, pas përfundimit të pjesës së parë, tifozëria nga Gjilani brohoriti futbollistët e Prishtinës për disa sekonda.
Ndaj KF “Gjilani” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku ka pasur hedhje – ndezje të mjeteve piroteknike në drejtim të fushës, po ashtu edhe hedhje të disa shisheve pvc, ku si pasojë e këtyre referi ndaloi lojën për 2 min si dhe në min e 60 të pakënaqur me vendimet e referit tifozët hodhën disa shishe pvc në fushë, si dhe pas përfundimit të pjesës së parë disa shikues vendas kanë brohoritur në drejtim të futbollistëve të FC Prishtina me britma ofenduese… Hu, Hu, Hu, për disa sekonda në ndeshjen KF Gjilani – KF Prishina, e zhvilluar në Gjilan) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes
Kështu, pas disa ditësh, Komisioni Disiplinor pritet ta dënojë klubin e Gjilanit për këtë veprime jo sportive të tifozëve të saj.