Në Veri të vendit, rrugët janë mbushur me flamuj serb.
Sipas medieve serbe, kjo po bëhet si pergaditje për të ashtuquajturin “Kuvendi i përgjithshëm kombëtar”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, tha se “serbët do të tregojnë bashkim kombëtar, përkushtim për shtetin e vetëm të Serbisë dhe mirënjohje për ekipin negociator dhe presidentin e Serbisë, i cili është në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, në takimin e së dielës në Mitrovicën e Veriut”.
“Presidenti i Serbisë po e përcjell nga afër situatën në terren, ne kemi mbështetje të madhe. Me të ndiejmë lehtësim në luftën tonë të mëtutjeshme tha Radojeviq.