Pas vendimit të Qeverisë në detyrë për hapjen e kufijve tokësorë, është vërejtur një fluks i madh veturash nëpër pikat kufitare të Kosovës.
Është mbyllur përkohësisht kufiri në Vërmicë, për shkak të kontrollave që po bëhen, ndaj parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit COVID-19.
Shumë vetura të shtetasve të Shqipërisë që ishin nisur në drejtim të Kosovës janë bllokuar në Vërmicë, dhe po kthehen mbrapa pasi nuk po u lejohet hyrja në Kosovë.
Kjo për shkak të masave të reja që janë vënë pas hapjes së kufirit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë ata që nuk e kanë kryer deri tani testin për COVID-19 të vjetër jo më shumë se katër ditë, nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë.