Koordinatori dhe parashikuesi i motit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, ka thënë se të reshurat e shiut do të ndalen, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se pasi të ndalen këto të reshura do të ketë ulje të temperaturave.
Uljen e temperaturave ai e shpejguar me hyrjen ne stinën e vjeshtës.
“Reshjet e shiut do të ndalen dhe do të kemi pastaj ulje të temperaturave në dy vlerat ekstreme si minimalet ashtu edhe maksimalet. Do të jenë temperatura tipike vjeshtore meqë edhe në fundin e javës së ardhshme hyjmë në stinën e vjeshtës dhe këto temperatura do të jenë më të ulta krahasuar me javët që po i lëmë pas”, tha Aliu
Tutje ai ka treguar edhe për vendet ku janë regjistruar të reshurat më të mëdha.
“Këto reshje më shumë janë regjistruar në Malishevë në Ferizaj dhe në perëndim. Këto reshje tashmë janë duke e zvogëluar intensitetin”,tha ai.
Në Komunën e Gjakovës dhe atë të Rahovecit ka pasur vërshime më të mëdha si pasojë e kësaj, është dashur edhe evakuim si dhe ndëryrje të ekipeve përkatëse./Gazeta10