Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se të rinjtë kanë ide, por kanë nevojë për përkrahje që ato t’i jetësojnë në Kosovë dhe jo të emigrojnë në kërkim të mundësive të reja.
Ai ka shtuar se së bashku me ministrin Kujtim Gashi, para disa muajsh ka lansuar “Fondin Rinor”, përmes të cilit synohet krijimi i mundësive për të rinj dhe përkrahjen e ideve të tyre, që të krijojnë vetëpunësim dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë, njofton Klan Kosova.
“Sot i takuam disa prej atyre që kanë përfituar nga ky fond dhe jam i lumtur që dëgjova rezultate konkrete”.
“Duke luftuar korrupsionin dhe abuzimet e ndryshme, ne kemi arritur që të kursejmë para për ta financuar edhe më shumë këtë fond dhe për t’i përkrahur edhe më tepër iniciativat e të rinjve”.
“Ky fond është një demonstrim i vendosmërisë sime për ta bërë maksimumin, që të rinjve tanë t’iu krijojmë mundësi për të punuar dhe qëndruar në Kosovë”.