Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot nga Hani i Elezit se asnjë deputet i PDK-së nuk do të voton qeverinë e ardhshme që pritet të formohet nga LDK, AAK, Nisma dhe minoritetet.
“Asnjë deputet i PDK nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK dhe VV janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje”, ka deklaruar Veseli
Ai ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja pas tejkalimit të situatës me pandeminë.
“Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë”, tha Veseli.