Derisa po mbahet seanca e Kuvendit, kryeparlamentari Veseli ka njoftuar se sot bashkë me ligjin e Buxhetit po miratohet edhe Ligji i Pagave në sektorin Publik.
Siç ka shkruar Veseli në fb, pagat u janë rritur të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik.
Kemi bërë një ligj të standardeve më të mira, duke respektuar meritat e secilës kategori që paguhet nga buxheti i shtetit. Askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese.
Ligji parasheh vetëm rritje. Tani, fokusi do të jetë në sektorin privat, për rritjen e prodhimit vendor dhe nxitjen e ndërmarrësisë të hapë vende të reja pune dhe me paga më të larta,’ ka shkruar Veseli.
Ndërkohë, seanca në Kuvendin e Kosovës ka filluar pak më parë.