“Të gjithë e duam Kosovën dhe të gjithë jemi patriot”, ka thënë sot pasi është shtyrë seanca e Demarkacionit, ndërsa ka kërkuar nga të gjitha partitë që të mendojnë për lëvizjen e lirë të qytetarëve duke votuar pro demarkacionit
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas shtyrjes së seancës për demarkacionin, tha se qytetarët e vendit do të lëvizin lirshëm brenda këtij viti,.Ai spektri politik është pranë unifikimit për këtë çështje
Qytetarët e Kosovës duhet dhe do të lëvizin lirshëm në BE gjatë këtij viti dhe kjo gjë është duke shkuar mirë. Kemi mbajt një takim shumë të mirë, me takim nga pozita dhe opozita. Ajo që është kryesore është se duam që deri të mërkurën të përfundohet shënimi i kufirit me Malin e Zi dhe jemi në një rrugë të mirë”, ka thënë Veseli.
“Kërkojmë përkrahjen nga ju media dhe qytetarët që të arrijmë konsensusin. Thërras çdo deputet që e do shtetin dhe atdheun e vet, nuk ka patriotizëm më të madh sesa sot nesër a pasnesër, me konsensus të plotë pozitë-opozitë me e votuar marrëveshjen dhe me i jep perspektivë vendit, më tepër sesa debateve patriotike”.
Veseli ka komentuar qëndrimin e Listës Serbe në raport me demarkacionin.
“E rëndësishme është që sot po flasim të jemi bashkarisht pozita-opozita, Lista Serbe është pjesë e realitetit në Kosovë, ata e respektojnë shtetin e Kosovës dhe e duan shtetin e Kosovës