Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar shtetin dhe popullin slloven për përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.
Presidenti Borut Pahor ka qenë përherë zë i Kosovës. Si një mik, ai edhe këto ditë po qëndron pranë nesh, në 10 – vjetorin e pavarësisë sonë. Sllovenia ka qenë dhe mbetet një nga vendet model për shtet-ndërtim dhe avancim në rrugën euro-atlantike. Ne duhet të forcojmë lidhjet tona në shumë fusha, në veçanti ato ekonomike.