Një vet-aksident ka ndodhur para pak çastesh në Gjilan, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e këmbësorëve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.
Në foto të siguruara nga Radio Star, shihet qartë se vetura ka devijuar dhe ka hyrë në zonën e destinuar për këmbësorë.
Për momentin, nuk ka informacione për të lënduar, por dëmet materiale janë të dukshme.
Radio Star do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar me detajet e fundit.