Një person është lënduar pas një vetaksidenti me traktorë në fshatin Kabash të Vitisë.
Sipas Policisë, viktima derisa po drejtonte mjetin –traktorin me rimorkio, vetë aksidentohet duke u rrokullisin me traktor.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në qendrën mjekësore në Viti, ku ka marrë lëndime të lehta trupore.
Me vendimin e Prokurorit, inicohet rasti dhe mbetet nën hetime.