Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobërqan të Komunës së Gjilanit.
Nga ky aksident asnjë person nuk ka pësuar lëndime trupore, por ka pasur vetëm dëme materiale.
Rastin për teve1.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Sipas Osmanit, hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
“Me datën 06.01.2024 një vetëaksident trafiku ia ndodhur rreth orës 06:45 ku një automjet në hyrje të fshatit Dobërqan është vetëaksidentuar. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore nuk ka pësuar askush. Hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të rastit”, tha zyrtari policor.