Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Gjilan, të dielën rreth orës 17:30.
Sipas policisë, viktima kishte pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor, ku mjeku kompetent ka konstatuar se ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.