Një vetaksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht afër Liqenit të Badovcit, shkruan Radio Star.
Nga ky vetaksident ende nuk dihet për persona të lënduar, por se dëmet materiale janë të konsdierueshme.
Fotot të cilat i ka siguruar ‘Radio Star’, shihet se vetura e cila është vetaksidentuar, ka përfunduar jashtë rrugës në një distanc të largët.
Brenda 24 orëve të fundit ky është vetaksidenti i dytë i cili ka ndodhur në magjistralën Prishtinë-Gjilan./radiostar/