Numri i grave në institucionet e sigurisë vazhdon të jetë i ulët, me vetëm 15 për qind prej tyre që janë në Polici, kështu u tha në konferencën për lansimin e Agjendës për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Planin e Veprimit 2021-2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se barazia gjinore duhet të jetë e përditshme dhe jo për të përmbushur kuotën gjinore.
Ajo u shpreh se përkrahja institucionale për gratë në institucionet e sigurisë nuk duhet të mungojë asnjëherë.
“Si presidente jam përkushtuar në promovimin e gruas dhe në sektorin e sigurisë. Jam e vetëdijshëm se është bërë mund ne hartimin e Agjendës për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Planin e Veprimit 2021-2023. Në qendër të kësaj agjende është barazia, në te cilën është ndërtuar republika jonë. Në këtë kontekst duhet të përmendim burrat dhe gratë për mundin që kanë bërë për ndërtimin e shtetit, dhe për këtë u ofrojmë mbështetjen institucionale. Sa më shumë barazi në sektorë te sigurisë, aq më shumë sillen para drejtësisë kryesit e krimit. Institucioneve u mbetet që barazia gjinore të jetë e përditshme, të cilat e rrisin mirëqenien e qytetarëve. Ky synim ka nisur atëherë dhe duhet të vazhdojë. Shumë gra gjatë luftës mbrojtën shtetin, dhe ato gra dhanë gjithçka që dot të kemi shtetin tonë. Ne duhet t’i inkurajojmë gratë që të bëhen pjesë e institucioneve, dhe duhet t’i shmangim stereotipat se institucionet janë vetëm të burrave. Të dhënat tregojnë se janë 15 për qind gra në Polici, në FSK me 11 për qind e kështu më radhë. Të gjithëve na mbetet më shumë punë, që këto statistika të rriten në përfaqshim në rolin e grave në vendimmarrje, dhe gratë nuk duhet të jenë vetëm për ta mbuluar kuotën e tyre, por duhet të marrin më shumë vendimmarrje e kështu më radhë”, tha Osmani.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se barazia gjinore nuk ka për qëllim vetëm kuotën gjinore, por është edhe detyrim ligjor.