Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 806.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) sot ka testuar 243 mostra, prej të cilave 7 kanë rezultuar pozitive.
Ministri po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 22 persona të prekur nga koronavirusi.
“ Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19”, ka njoftuar Vitia.
Njoftimi i plotë i Vitisë:
Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19.
Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitve të cilat lidhen me punën, angazhimin dhe respektimin e rregullave??
#mosurelakso