Klinika Infektive ka publikuar numrin ditor të personave që janë të shtrirë duke u trajtuar nga virusi COVID-19 në këtë Klinikë.
Sipas njoftimit, sot janë vetëm tetë pacientë të shtrirë.
Siç raportohet nga kjo Klinikë, prej tetë personave të shtrirë pesë nga ta janë në gjendje stabile, kurse tre të tjerë janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe me përkujdesje intensive.
Nga Klinika Infektive bëhet e ditur se sot do të lirohen pesë pacientë, të cilët janë shëruar plotësisht.
Në këtë raport konfirmohet gjithashtu edhe vdekja e një pacienti me COVID-19 nga Rahoveci, i cili, përveç infektimit nga koronavirusi, kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.