Policia e Kosovës ka gjobitur dje 63 lokale në rajonin e Gjilanit për mosrespektimin e masave Anti-Covid.
Sipas policisë këto gjoba janë shqiptuar në bashkëpunim me inspektorët sanitar të AVUK-ut.
Njoftimi i plotë:
Në vazhdën e luftimit të dukirive negative dhe mos zbatimit të masav anti COVID-19 Policia e Kosovës bashkë me inspektorët e AVUK-ut kanë kontrolluar disa lokale në Rajonin e Gjilanit.
Në qytetin e Gjilanit në dy raste të veqanta janë has parregullsi dhe pronarve të dy lokaleve në lagjen “Dardania” nga ana e inspektorve ssnitar u janë shqiptuar gjoba.
Edhe në komunën e Kllokotit, gjatë kontrollit janë gjetë pa rregullësi të theksuara nga ana e pronarit të një lokali hotelier por edhe të personave që gjendeshin aty, ndaj të gjithve janë marë masa të parapara ligjore.
Gjatë njëzet e katër orve të fundit, ngaPolicia e Kosovës dhe inspektorët Sanitar , për shkak të mos respektimit të madave anti COVID të janë shqiptuar gjithsej gjashtëdhjet e tri (63 ) fletë paraqitje të ndryshme.
Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore .