Qyteti i Gjilanit, nesër mirëpret garues nga e gjithë vendi në garën e çiklizmit malorë, e cila organizohet nga “Wolf Pack”.
Organizatorët tanimë kanë publikuar orarin dhe të gjitha detajet rreth garës e cila nesër do të mbahet në fshatin Makresh të Gjilanit.
“Wolf Pack”, ka bërë të gjitha përgaditjet për garën e nesërme, në orën 9:30 të gjitha garuesit do të bëhen gati për të filluar garën, kurse nga ora 11:30, do të jetë gara finale, pas përfundimit të garës në ora 14:00 deri 15:00, do të jetë ceremonia e ndarjeve të çmimeve dhe mirënjohjeve.