Është shëruar personi i 40-të, i identifikuar me virusin SARS-CoV-2 në Komunën e Kamenicës.
Kryetari Qëndron Kastrati thotë se nga 41 raste të identifikuara gjithsej, vetëm edhe një rast është akoma aktiv, shkruan Indeksonline.
“Për fat të mirë edhe Poliqka tashmë nuk ka asnjë të infektuar dhe shpresoj që edhe rasti i fundit nga Rogana të shërohet së shpejti.
Normalisht që kjo nuk do të thotë të mos kujdesemi për shëndetin tonë e të tjerëve, sepse numri i të infektuarve sot me COVID-19 në Kosovë është 28!
Vazhdoni të jeni të kujdesshëm respektoni udhëzimet, mos shtrëngoni duart me njëri-tjetrin dhe pastroni duart vazhdimisht. Jini të përgjegjshëm ashtu siç ishit deri më sot. Për të mirën tënde, familjes e shoqërisë”, ka shkruar